BallinaOP EDNjë parlament nul në ilegalitet

Një parlament nul në ilegalitet

Nga Tritan Shehu

Një parlament që thërret seancat plenare si në ilegalitet, jashtë kuadrit të rregullores e traditës, vetëm disa orë më parë, pa dyshim është “nul”. Deputetë që kthehen në thjesht “robotë” dhe pranojnë t’u bëhet “rreshtore” sikur të ishin zboristët e dikurshëm, pa dyshim nuk mund të kryejnë funksionet e tyre.

Kur e gjithë kjo “lojë” tragjiko-komike zhvillohet në vazhdimësi veçse nga frika e kontaktit me njërëzit, e ballafaqimit me ata, tregon që nuk përfaqëson më asgjë.

Një parlament solid, përfaqësues, me njërëz të përgjegjshëm brenda tij, nuk mund të “luajë” kështu, ai mblidhet dhe duhet të mblidhet edhe kur rreth tij mund të protestohet, edhe në momente të vështira, ndryshe ai konfirmon atë që tashmë dihet, inekzistencën e tij.

Për kujtesë mund t’ju jap me qindra shembuj të parlamenteve të mbledhura në vendimarrje edhe kur jashtë tyre protestohet me forcë, shembuj që vijnë nga ngjarjet në vendet demokratike, momente që i ka kaluar edhe Kuvendi ynë që prej vitit 1991, por që asnjëherë nuk ështe hedhur në “ilegalitet”, prandaj ka mbijetuar deri më sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular