BallinaAktualitetAxhenda e takimeve/ Delegacioni i PE zbarkon në Tiranë,  në fokus edhe...

Axhenda e takimeve/ Delegacioni i PE zbarkon në Tiranë,  në fokus edhe kriza politike

Zyrtarët e PE-së mbërrijnë sot në kryeqytet, me misionin e qartë kthimin e vendit në normalitet. Situata politike në vend sjell në Shqipëri një delegacion të Parlamentit Europian.  Mësohet se të dërguarit e PE-së, do të takojnë fillimisht dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në orën 16:15-17:00. Po ashtu në orën 17:10-17:50 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë. Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10-19:10. Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00-10:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania. Në orën 10:15-10:30 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.  Vizita e tyre vjen fill pas protestës se opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular