Presidenti Ilir Meta pritet nga Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi

2
384

Presidenti Ilir Meta pritet nga Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nisi sot vizitën zyrtare në Egjipt duke u pritur me nderimet e veçanta shtetërore nga Presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes dhe intepretimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas vijuan me takimin e zgjeruar të dy delegacioneve.

Presidenti Meta vlerësoi lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

2 KOMENTET

Comments are closed.