Keith Flint lideri i grupit britanik ‘Prodigy” ndërron jetë në moshën 49 vjeçare. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, Britaninë e Madhe.
Lajmi i vdekjes u konfirmua nga policia, e cila raporton se shkaqet mbeten ende mister. Zëdhënësi i policisë raportoi se kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij, 49-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Grupi i famshëm Prodigy u formua në vitin 1990, ka publikuar 7 albume të cilët kanë qenë në vendet e para të klasifikimeve në Britani. Këngët më të spikatura të grupit janë “Firestarter” dhe “Breathe”.Albumi i fundit i publikuar prej tyre ishte ai i viti 2018 “No tourist”.