BallinaKryesoreJo vetëm 339-ta, qenka dhe...

Jo vetëm 339-ta, qenka dhe…

spot_img
spot_img

Nga Luçiano Boçi

Nuk qenka vetëm 339-ta.
Është dhe 184-tra!
Dhe nuk është vetëm 184-tra.
Ka dhe shumë e më shumë.
Njerëzit e dinë, e kanë provuar e po e vuajnë.
E këtu nuk jemi në numerologjinë e fateve.
Jemi tek dosjet e grabitjes së lirisë së votës, të korrupsionit zgjedhor e të bashkëpunimit me krimin.
Jemi tek dosjet mbi të cilat është ngritur kalbësira e pushtetit rilindas.
Dosjet që kanë prodhuar parlamentin qesharak monopartiak.
Dosjet mbi të cilat majmet makutëria qeveritare e hajdutëria pushtetare.
Dosjet që kanë mbjellë pabarazi, mjerim e mungesë shprese.
Dosjet që kanë ndërsyer juntën policore me gaz helmues e lotsjellës ndaj protestuesve.
Dosjet që detyrojnë Kllounin-kryeministër të shëtisë pa busull, aty ku i sajojnë takimet.
Jemi tek të vërtetat ulëritëse që kanë vënë në pikëpyetje vlerën e demokracisë.
Të vërtetat që na bindin të vazhdojmë protestën tonë me intensitet, deri në triumfin e drejtësisë politike, drejtësisë sociale dhe drejtësisë ekonomike.
5 Marsi duhet të shndërrohet në ditën e parlamentit qytetar dhe jo në vazhdimin e parlamentit të dallkaukëve, zuzarëve, e kopukëve.
Të gjithë në protestë, për të shembur klonet, me gjemba e tym, policore e për të shporrur klanet mafioze që mbrohen pas pamjes së rreme të Parlamentit të marrë fund!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular