Në Kosovë, parlamenti miratoi platformën për bisedime me Serbinë me anë të së cilës synohet siç thuhet të caktohen vijat e kuqe të Kosovës dhe të sigurohet zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak të tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Për këtë çështje në fundjavë pritet të vijë në Prishtinë, zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, i cili ka paralajmëruar “mundësinë që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu. VOA
Parlamenti i Kosovës miraton platformën për bisedime me Serbinë
RELATED ARTICLES