BallinaBotaParlamenti britanik voton të martën për BREXIT-in

Parlamenti britanik voton të martën për BREXIT-in

Kryeministrja britanike Theresa May ka refuzuar të pranojë dështimin e marrëveshjes së BREXI-it, megjithëse bisedimet kanë ngecur.

Parlamenti është në plan të votojë të martën për marrëveshjen, që e hodhi poshtë në janar. Pak shenja ka që ligjvënësit ta kenë ndryshuar në masë opinionin e tyre, ndërkohë që ata janë të ndarë të ndarë për çështjen në se Britania duhet të largohet nga BE-ja dhe në se po, me çfarë kushtesh.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësime për atë që ata e shohin si një paaftësi të qeverisë britanike për të paraqitur një vizion të qartë për Brexit-in. Kundërshtimi i marrëveshjes nga ligjvënësit britanikë lidhet me shqetësimet për kufirin me Irlandën. Qeveria e zonjës May ka kërkuar ndryshime për këtë çështje, por BE-ja refuzon ta rihapë marrëveshjen prej 585 faqesh, për të cilën u zhvilluan negociata për një vit e gjysëm.

Zëdhënësi i Komisionit Europian tha të hënën se “nuk janë planifikuar takime të nivelit politik”, por se BE-ja është e hapur për të zhvilluar bisedime me Britaninë në çdo kohë. Ai tha se vendimet e rëndësishme duhet të merren këtë javë nga Parlamenti britanik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular