BallinaShendetNjerëzit emocionalisht inteligjent – pesë shenjat dalluese!

Njerëzit emocionalisht inteligjent – pesë shenjat dalluese!

spot_img
spot_img

Inteligjenca emocionale parashikon aftësinë e njerëzve për të korrigjuar veten, për të menaxhuar njerëzit e tjerë dhe për të pasur sukses. Hulumtimet tregojnë një lidhje të fortë midis inteligjencës emocionale dhe suksesit në karrierë. Jo gjithkush ka një inteligjencë emocionale të lindur, por ajo mund të fitohet dhe të përmirësohet me praktikë, ndryshe nga IQ. Por si mund të themi nëse dikush është emocionalisht inteligjent? Këto janë pesë shenjat dalluese:

1.Pranojnë kritikat e të tjerëve

Një nga shenjat dalluese të inteligjencës së lartë emocionale është vetëdija. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kur kritikohen për një gabim, nuk përpiqen të justifikohen, nuk irritohen, apo të fajësojnë të tjerët.

2.Janë mendjehapur

Njerëzit emocionalisht inteligjent të dëgjojnë pa të gjykuar. Ata nuk i hedhin poshtë idetë e të tjerëve thjesht sepse nuk përputhen me të tyret. Kjo i bën popullor dhe të besueshëm.

3.Janë dëgjues të mirë

Një dëgjim i mirë kërkon një strukturë përpunimi të asaj që thuhet. Njerëzit me inteligjencë emocionale kanë aftësinë të ndajnë faktet nga opinionet, interpretimet nga përfundimet.

4.Nuk e “zbukurojnë” të vërtetën

Njerëzit emocionalisht inteligjent njohin emocionet e të tjerëve, por kjo nuk i bën të shmangin të vërtetën, apo të përdorin truke për ta zbukuruar atë. Këta njerëz e dinë se sa e rëndësishme është që mesazhet e vështira të mos injorohen.

5.Kërkojnë falje kur e kanë gabim

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk investojnë kohën e tyre duke u përpjekur të vërtetojnë se kanë të drejtë atëherë kur e kanë gabim. Në vend që të kërkojnë justifikime, ofrojnë një falje të thjeshtë dhe të ndershme që u lejon të kthehen shpejt në rrugën e duhur. Burimi: Forbes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular