BallinaKryesoreBasha takim me qytetarët në Shupenzë e Bulqizë; ja çfarë premtoi...

Basha takim me qytetarët në Shupenzë e Bulqizë; ja çfarë premtoi…

spot_img
spot_img

Ka qene nje dite e ngjeshur sot me takime ajo e kryetarit te PD Lulzim Basha. Pas pritjes madheshtore qe iu rezervua ne Peshkopi nga qytetaret e Dibres lideri i opozites është ndal edhe Shupenzë e pastaj në Bulqizë. Zoti Basha degjoi nga afer qytetarët e Shupenzës për problemet me te cilat perballen fal keqqeverisjes si dhe iu kerkoi qe te gjithe bashke te luftonin kunder te keqesm, kundër kësaj qeverie ne mbrojtje te te drejteve te tyre.

Zoti Basha me pas shkoi në Bulqizë, aty ku pati nje takim me Kryesinë e Degës së PD Bulqizë ku u diskutua për situatën politike në vend dhe mbi vendosshmërine e opozitës për të çuar përpara kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Te ndodhesh ne Bulqize nuk ka se si në diskutime te mos perfshihej mungesa e infrastrukturës, kushtet e vështira të jetesës në Bulqizë zonen me te pasur ne Shqiperi me pasuri minerare si dhe më kryesorja, Statusi i Minatorit; kërkesë e artikuluar disa here por qe nuk është përmbushur nga qeveria.

Kreu i PD jashtë deges e PD u prit nga qindra qytetare te cilet e shoqeruan ne takimet me bizneset. Sikurse dhe ne Diber, Basha premtoi lehtësira fiske, taksa të ulëta ,uljen e çmimit të energjisë e subvencion për fermerët si dhe “Statusin e Minatorit”.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësit, ka pasurinë ka njerëzit punëtor… T’i hapim rrugë kërkesave tona të drejta, që t’i kthehet në radhë të parë minatorëve, këtij komuniteti për të investuar për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Kjo është beteje për të ardhmen dhe dinjitetin e gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Ndërsa më tej u bëri thirrje qytetarëve të Bulqizës të bashkohen me 16 Mars për të rrëzuar qeverinë e krimit, “për ndyshimin që meritojmë të gjithë bashkë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular