Janë përfolur shpesh për lidhje midis këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës. Ata publikuan një sërë bashkëpunimesh të cilat u kthyen në hite.
Të pyetur nëpër intervista të ndryshme ata e mohuan këtë gjë duke treguar se janë vetëm miq, mirëpo dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale bën që fansat të mendojnë se ata janë vërtetë në një romancë.
Por, ndonëse nuk e pranuan kurrë, se fundmi burime pranë ‘Prive’ kanë treguar se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Burime pranë çiftit thonë se dy artistët e njohur i kanë dhënë fund romancës disavjeçare. Siç mund të shihet dhe në rrjetin sociale Zerka nuk e ndjek më Ronelën ndërkohë që kjo e fundit vijon ta ndjekë.