Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar sa i perket greves se mjeve. Në një shenim në faqen e saj në facebook zonja akuzon strukturat shtetërore për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shendëtësor sot.
Reagimi i Orjola Pampurit ne FB:
Turpi dhe farsa e Ministrisë së Shendetësisë dhe drejtorisë së QSUT në protestën e stafit mjekesor.
Kjo qeveri në grahmat e fundit te saj, është në aktin final, ku “të vret natën e të qan ditën”.
A nuk ishte pikerisht ministria me dy ministrat e saj nën diktatin e Edi Ramës dhe koncensioneve të tij me klientët besnikë, që rrënuan sistemin shendetësor, duke i krijuar mjekëve një mjedis të pamundur për të ushtruar profesionin e tyre?
Dhunë ka sepse nuk ka një ligj që mbron mjekët, sepse nuk ka medikamente, sepse ka mbingarkesë në urgjencë e pavione, sepse mungesa e aparaturave mbingarkon ato egzistuese duke krijuar dyndje e kaos, ç’ka shkakton pakënaqësi, frustrim e shprehur kjo, në dhunë kundrejt mjekëve të pafajshëm. Ç’farë kërkonte zv.ministrja aty, apo drejtoria e QSUT? Ç’farë farse e shëmtuar…
Përse nuk janë aty me ta kur duan motivim në paga, e për kushte më të mira pune?
Perse nuk janë me ta kur lënë vendin e punën e tyre?
Perse i gjurmojnë e shantazhojnë kur thonë të vertetën? Të vertetën e hidhur për një sistem shendetësor të dështuar, që në këto 6 vite i hoqën çdo “tullë” duke e shembur perfundimisht.
… [Trackback]
[…] There you will find 22427 more Information to that Topic: startnews.news/2019/03/13/orjola-pampuri-turpi-dhe-farsa-e-ministrise-dhe-drejtorise-se-qsut-ne-protesten-e-stafit-mjekesor/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/03/13/orjola-pampuri-turpi-dhe-farsa-e-ministrise-dhe-drejtorise-se-qsut-ne-protesten-e-stafit-mjekesor/ […]
Comments are closed.