BallinaAktualitetREPORTAZHI/ ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë (VIDEO)

REPORTAZHI/ ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë (VIDEO)

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë.

Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.

Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.

Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.

Me poshte reportazhin e plote te ZDF: 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular