Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani është shfaqur sot në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha duke ju bashkuar protestës së PD-së përpara kryeministrisë.
Ai u shpreh dhe ditën e djeshme në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.
‘Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cenohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet’, u shpreh Henze.