BallinaIntervistaOrjola Pampuri rrëfen të fshehtat e jetës: Paragjykimet në politikë si grua,...

Orjola Pampuri rrëfen të fshehtat e jetës: Paragjykimet në politikë si grua, kritiku më i madh është bashkëshorti

spot_img
spot_img

Ish-deputetja Orjola Pampuri, një grua me një profil profesional si pedagoge, autore librash dhe përkthyese, ka dhënë një intervistë ndryshe për “My Living” në Vizion Plus.

Pampuri, ka qenë e dyta në listën e Tiranës në Partinë Demokratike, direkt pas kreut të kësaj partie.

“Kur futesh në politikë, sidomos kur nuk vjen nga strukturat e partisë dhe nuk ke qenë e përfshirë, gjithmonë është ai skepticismi se nga erdhi, kush është kjo, pse të vijë kjo kur ka të tjerë të cilët janë përfshirë e kanë punuar. Sigurisht ka nga këto, por unë nuk kam dashur t`i jap askujt përgjigje. Gjithmonë jam munduar t`i jap mendjen të tjerëve me punë. Femrat në politikën shqiptare janë gjithmonë të diskutuara qoftë kur hyjnë në politikë apo qoftë kur dalin prej saj,”- shprehet Pampuri.

Si opozitare por edhe si psikologe, Pampuri ka bërë disa komente edhe për disa emra.

Si e përkufizon ajo Edi Ramën:

“Një mjek nuk do ta përkufizonte kurrë një pacient të tij pa e studiuar. Por duke qenë se kemi një vit e gjysmë në parlamentin, kemi patur plot raste që Edi Rama ka qenë në pozita jo të mira. Atëherë unë e kam gjetur. Ndoshta mund të ketë më shumë se kaq fakti i një dëliri të shfrenuar, unë them që ka çrregullime të personalitetit narcistik.”

Orjola gjithashtu ka treguar dhe për kritikët e saj më të mëdhenj të cilët janë brenda familjes së saj. Bëhet fjalë për vëllanë dhe bashkëshortin e saj. Veçanërisht, Pampuri është ndalur tek bashkëshorti, i cili sipas saj kritikon çdo gjë.

Intervistën e plotë rreth jetës së saj jashtë politikës mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular