Ne perfundim te protestes se sotme tek Astir, banoret e Unazes se Re kane marshuar drejt Drejtorise se Policise se Tiranes, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari dhe disa protestues te tjere te protestes qe sot eshte ne diten e 138 te saj. Me protestuesit kane marshuar drejt Drejtorise se Policise jane edhe perfaqesues politike te Partise Demokratike dhe opozites se bashkuar.
Protestuesit e Unazës së Re kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari, i arrestuar në mënyrë të paligjshme, pas pjesëmarrjes në protestën e sotme para Parlamentit. Protestuesit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndalimin e terrorit ndaj banorëve të Astir-it. Me protestuesit ndodhen edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.