BallinaAktualitetNis protesta e opozitës, në Kuvend do të betohen deputetët e rinj...

Nis protesta e opozitës, në Kuvend do të betohen deputetët e rinj nën masa të rrepta sigurie

Mbledhja e Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohet sërish me protesta opozitare. Seanca e Parlamentit prtet të nisë në orën 10.00, ku pritet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Por paralelisht me seancën opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit. Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve. Pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular