BallinaKryesoreArta Dade: Edi Rama nuk po qeverisë, duhet të ik. Jam e...

Arta Dade: Edi Rama nuk po qeverisë, duhet të ik. Jam e zhgënjyer që e kam votuar

Ish-ministrja e Jashtme dhe një zë kritik ndaj Edi Ramës, ka folur këtë mbrëmje sërish për situatën aktuale të politikës në vend, ndërsa ka deklaruar se kryeministri i vendit duhet të largohet.

Në një intervistë me Mustafa Nano, në Provakacia, ajo ka thënë se Rama i kishte propozuar një detyrë të re, por se nuk e mbajti fjalën, pasi sipas saj, duhet të mbante ambasadorët për interesat e vendit.

Më tej ajo ka deklaruar se është e zhgënjyer prej kreut të selisë rozë, duke thënë se ai duhet të largohet për dy arsye, për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Pjesë nga intervista e Dades:

Një propozim për diplomaci, por nuk u realizua, se mesa duket duhet ti mbajë dhe ambasadorët për interesant e vendit.

Rama në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament.

Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi por edhe të tjera.

Jam e zhgënjyer që kam votuar Ramën, por jo e penduar. Unë mendoj se Rama duhet të ikë, nuk e them se e do opozita, sepse ata nuk kanë ende personalitet që t’u bashkohet pjesa gri e elektoratit, por Rama duhet të largohet për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Opozita nuk mund të marrë çdo gjë. Zgjedhje të parakohshme nuk mundet ta marrë tani, por të marrë një pjesë të asaj që ka kërkuar, largimin e kryeministrit.

Për ta relaksuar situatën, të largohet Rama, por jo nga politika.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular