BallinaAktualitetPërse e vratë për herë të dytë Spartak Deliun?

Përse e vratë për herë të dytë Spartak Deliun?

Nga Lefter Kostenja (Gështenja)

Hiqet në mënyrë të turpshme memoriali përkujtimor i “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu.
Ky memoriali ndodhej rreth 100 m afër Xhamisë së Dine Hoxhës në Rrugën e Kavajës në vendin ku Spartak Deliu u ekzekutua nga policia me 6 Mars 1991.
Më 5 Maj 2014 z. Lulzim Basha në atë kohë Kryetar i Bashkisë së Tiranës rivendosi në vendin ku u vra “Dëshmori i Demokracisë” Spartak Deliu memorialin në përkujtim të tij.
Në tetor 2016 thyhet pllaka përkujtimore në memorialin e Spartak Deliut.
Bashkia e Tiranës si përgjegjëse direkt për mirëmbajtjen e memorialeve e la në atë gjëndje deri para pak ditësh, dhe sot është hequr dhe nuk ekziston.
Ky është një turp për Bashkinë e Tiranës që kërkon të fshij nga kujtesa heroizmin e djemve të saj!
Denoncojmë me forcë heqjen e memorialit si dhe kerkojmë rivemdosjen një orë e më parë në vendin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular