BallinaAktualitetStudentja Ambra Nazarko - Bashës: Rama më hoqi bursën sepse mora pjesë...

Studentja Ambra Nazarko – Bashës: Rama më hoqi bursën sepse mora pjesë në protestë

Ambra Nazarko, studente e pranishme  në takimin që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati me studentët e Politeknikut, akuzoi kryeministrin Rama se e ka përjashtuar nga bursat e ekselencës, vetëm për faktin se ishte pjesëmarrëse në grevën e studentëve.

Jam Ambra Nazarko, studente e fakultetit të drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti i dytë bachelor. Kam qenë studente protestuese, studente e ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë, studente ekselente, ku me VKM-në e parë të zotit kryeministër, dola në listat e përfitimit të bursës së ekselencës. Ditën e hënë ne kemi mbyllur ngujimin dhe ditën e dytë dalin listat e tjera dhe emri im nuk figuronte më. Kam kërkuar një vertetim studenti nga fakulteti, ka një muaj dhe akoma nuk ka dalë ai vertetimi çuditërisht.”, tha studentja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular