Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës do të zhvillojë sot rreth orës 12:30 një mbledhje të përbashkët mes Këshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve për deputetë.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë masat organizative për protestën e radhës kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill në orën 18:00. Lajmi konfirmohet nga vetë selia blu.
Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve vijon përballjen politike kundër qeverisë së Edi Ramës duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.