BallinaAktualitetBanorët e Unazës se Re 5 muaj në protestë!

Banorët e Unazës se Re 5 muaj në protestë!

Protesta më e gjatë në Shqipëri.

“Ne kemi hall. Kemi hall prej së vërteti.”

Janë banorët e Astirit, të cilët prej më shumë se 5 muajsh vijojnë protestën e tyre kundër projektit të Unazës së Re.

Të gjithë drejtohen për në rrugë.

Protesta nis me veshjen e jelekut të verdhë.

“Ky është simboli i Unazës së Re, për banorët e Astirit. Po unë nuk kam qejf t’i them banorët e Astirit, unë jam të Unazës së Re.”

Familja Protoduari, pronat e saj i ka me dokumenta të rregullta, por protestën nuk kanë ndërmend ta ndalojnë.

“Jo 6 muaj që kemi ne, po 6 muaj do të vazhdojmë këtu, po nuk mori ky projekt fund dhe të vejnë para drejtësisë ata që e meritojnë.”

Rezistencën e kanë paguar me prangosjen e djalit të tyre, dhe jo vetëm një herë.

“Djali im është për herë të dytë në burg.”

Cdo darkë, unaza bllokohet për rreth 60 minuta, ndërsa banorët e astirit nuk e fshehin dhimbjen.

“Me hallin që na ka ra.  Ja nusja, goca, çunat e mi, të gjithë janë këtu.”

Paradoksi me këta banorë vijon.

“Këto nuk e kuptojmë ne. Lali Erdi do edhe taksa, edhe të na prishë se s’ka mundësi tjetër. Këtij i duhen edhe lekët edhe të na prishë shtëpitë.”

Opozita ka qene gjithnjë në krah të banorëve.

“Nëse Edi Rama do ta provojë me formcën e pushtetit të tij të inkriminuar, do t’i duhet të përballet me pushtetin e sovranit.” 

Thirrja për kryeministrin vijon, edhe pse shpresat duket se janë shuar.

“Kam një thirrje për kryeministrin. Bëhu njeri. Bëhu prind. Bëhu shqiptar more.

Kjo shtë luftë, nuk është paqe, një kryeministër nuk mund të bëjë kështu.”

Edhe pse në krah kanë pasur gjithnjë opozitarët sërish ka një thirrje për ta.

“I kërkoj të mos bëhen pjesë e pazareve të pista.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular