Duket se nuk janë kursyer as gazetarët në protestë nga policia dhe situata vijon të jetë e tensionuar.
Gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët.
Ajo ka rënë në tokë në momentin kur kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.
Po ashtu i plagosur në protestë ka mbetur dhe fotoreporteri Arben Dajçi.