BallinaSport(Video)/Ish-lojtari i Realit kërkon burgosjen e bashkëshortes, ajo i përgjërohet e përlotur

(Video)/Ish-lojtari i Realit kërkon burgosjen e bashkëshortes, ajo i përgjërohet e përlotur

Aurah Ruiz ka konfirmuar e përlotur, në një intervistë për revistën “Lecturas”, se gjyqtari e ka pranuar padinë e ish-partnerit të saj futbollist, Jesé Rodríguez (aktualisht luan me Betis, por ka veshur edhe fanellën e skuadrave të tilla si Real Madrid e PSG) për “ofendime dhe shpifje”. Ky i fundit, madje, kërkon dënimin me burg nga tri deri në pesë vite të ish-konkurrentes së “Big Brother VIP”.

“Po, ai paraqiti një padi në gjykatë për fyerje dhe shpifje. Disa ditë më parë më tha se do të përfundojmë në gjyq. Jesé Rodríguez kërkon dënimin tim me tri deri në pesë vite burg, – tha Aurah Ruiz. – Nëse do të përfundoj vërtet në burg, pasojat do të ishin brutale, së pari për djalin tim, pastaj për familjen. Prindërit e mi nuk janë të aftë të kujdesen për fëmijën e sëmurë. Nuk mund të jetoj në burg pa djalin. Babai i tij nuk e ka parë atë të ecë, nuk e ka parë prej muajsh”.

Ruiz është e dëshpëruar, sepse djali që ka me futbollistin spanjoll, tashmë një vjeç e gjysmë, është prekur nga një sëmundje e rrallë, që kërkon kujdesin e saj 24 orë në 24. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë gjykata, sepse lotët e nënës së djalit nuk e kanë prekur fare ish-futbollistin e Real Madridit.

Sa ishte në shtëpinë e “Big Brother”, Aurah Ruiz pati dhënë një intervistë të ashpër, ku nuk kursente asnjë epitet ndaj ish-patnerit të saj, gjë për të cilën duket se nuk është toleruar nga babai i djalit. Telesport

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular