BallinaAktualitetBasha uron për Pashkët me video live nga kisha e Shna Ndout:...

Basha uron për Pashkët me video live nga kisha e Shna Ndout: Të bashkohemi kundër padrejtësive

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka uruar besimtarët katolikë shqiptarë për festën e tyre të Pashkëve me një video live nga kisha e Shna Ndout në Laç.

“Sapo kam mbërritur në një vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët, në kishën e Shna Ndout në Laç – shprehet Basha –  dhe dua prej këtej t’u uroj të gjithë besimtarëve katolikë e ungjillorë dhe të gjithë shqiptarëve, gëzuar për shumë vjet Pashkët.

Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot nga kisha e Shna Ndout lutem,  për të gjithë bashkëqytetarët e mi, veçanërisht për ata më në nevojë, të vobektit, të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë, lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe e besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë nën drejtimin e zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bshkuar të gjithë si vëllezër dhe si motra nën perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe të ngjalljes së shpresës për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë, për çdo familje, çdo shqiptar, për të gjithë fëmijët, vogëlushët e shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe njëherë nga kisha e Shna Ndout, gëzuar e për shumë vjet të gjithë besimtarëve të Krishtit, të gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti të gjithë shërbëtorëve të Zotit në të gjitha dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar dhe në diasporë, gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Ndiqni mesazhin në video:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular