BallinaAktualitetKreu i degës së PD nr.6, Tiranë Dash Visha: Sandër kimiku ...

Kreu i degës së PD nr.6, Tiranë Dash Visha: Sandër kimiku larg nga shtepitë tona, sepse…

Nga Dash Visha

LARG NGA SHTEPITE TONA“. Kjo ka qene e vazhdon te jete kryefjala e çdo fjalimi qe prej dites se pare te 6 muajve proteste e banoreve te Unazes se Re.
Larg Sander kimiku, larg e mos gabo te besh ate qe bere me banoret e bregut te lumit qe jua zgjove femijet e vegjel pa zbardhur dita me gaz helmues.
Jo ti Gjeneral i deshtuar e pa grada, mos guxo te ju afrohesh banesave ne Unaze te Re.
Mos guxo te besh nje gje te tille se do gjykohesh nga ligji i njerezise dhe i perendise.
Nuk ta falim shqetesimin, stresin , lodhjen e pagjumesine qe prej dates 3 Nentor 2018 e deri me sot.
Nuk ti falim kercitjet e dhembeve ne ato nete te ftohta dimri, qendrimet me ore te tera para dyerve te komisariateve, perballjen me forcat e nderhyrjes shpejte.
Jo Sander kimiku, mos gabo te futesh ne Unaze te Re se nuk ti falin ato pleq e plaka, gra e femije, te semure e me halle ne kurriz keto 6 muaj vuajtie e stres qe ju shkaktove.
Nuk ti falin provokimet qe ti ju ben cdo nate me agjente civil duke tentuar ti shtypesh me makina e duke hyre me shpejtesi ne mes te protestuesve.
Protesta qytetare eshte nje nga vlerat me te medha ne integritetin e njeriut e aq me teper kur behet fjale per banesen ku fut koken e mban familjen.
Ajo kthehet ne mekanizmin me te vlefshem te reagimit ne mbrojtie ;
Te se drejtes se çatise mbi koke,
Te jetes se munduar nga varferia,
Te drejtes se dhunuar nga banditizmi,
Te dinjitetit te neperkembur nga anarkia,
Te shtetit te shkaterruar nga injorantet.
Qytetaret e lire kane nje fuqi qe ;
Hajdutet e te korruptuarit, banditet e dhunuesit, oligarket e mashtruesit nuk e blejne nese jane te bashkuar .
Protesa na sherben per te thene se e verteta eshte e padiskutueshme.
Ligesia e hajduteria mund ta sulmoje ate, injoranca e babezia mund ta perqeshe ate, por ne fund te fundit ajo mbetet aty me qytetaret qe jane shumice e padiskutueshme mbi te keqen.
Ndaj dhe banoret e Unazes se Re jane me te vendosur se kurre per te mbrojtur shtepite e pronat e tyre te ndertuara me mund e sakrifica.
Opozita e bashkuar ne pergjithsi e Partia Demokratike ne vecanti ne nivel qendror dhe lokal ka qene dhe do jete aty cdo nate e cdo moment me Banoret e Unazes se Re ne mbrojtje te se drejtes Kushtetuese sic eshte e drejta e baneses.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular