BallinaAktualitetGazetari Vincent Triest: Holanda i dërgoi sinjal njerëzve, kërkon ndryshimin në Shqipëri

Gazetari Vincent Triest: Holanda i dërgoi sinjal njerëzve, kërkon ndryshimin në Shqipëri

Gazetari Vincent Triest ka deklaruar në “A show” në News 24, vendimi i Parlamentit holandez për të kërkuar rikthimin e vizave me shqiptarët nuk është qëndrim politik ndaj PS apo PD, por, sipas tij, Holanda kërkon ndryshimin në Shqipëri.

Triest theksoi se sinjali i Holandës është për shqiptarët që të ndryshojnë situatën në vend.

“Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim politik. Nuk ka bërë një reagim ndaj PD apo PS. Kemi të bëjmë me një sinjal të fortë për njerëzit në Shqipëri. Ata shpresojnë që duke i dhënë sinjal njerëzve diçka në Shqipëri mund të ndryshojë. Ajo që kërkon Parlamenti në Holandë është të luftohet më fortë krimi. Kjo nuk është gjë e keqe”, deklaroi Triest.

Sa i përket komunikimit me deputeten holandeze për të cilën u tha se ishte mikeshë e kreut të PD, Lulzim Basha, ai tha se është e pavërtetë.

“Unë kam dëgjuar lloj-lloj gjërash këtu. Ai diskutim që kam pasur ishte shumë e mprehtë, ata duan diçka që të ndryshojë dhe deklaratat se ka miqësi etj, janë të pavërteta. Kjo çështja e vizave është akoma shumë larg për të ndodhur diçka e tillë, por ajo që duhet të bëjmë është që duhet lexuar sinjali”, deklaroi ai.

“A e kanë lexuar edhe ata që duhet ta lexojnë? Shpresoj. Ata pretendojnë se kanë rezultate të qarta atëherë duhet t’i vazhdojnë”, tha më tej Triest.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular