BallinaKronike(Emrat)Tragjike/Ndërron jetë shoferi dhe një pasagjere, dy të tjerë të plagosur në...

(Emrat)Tragjike/Ndërron jetë shoferi dhe një pasagjere, dy të tjerë të plagosur në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe një pasagjere. Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Tapizës në Tiranë.

Dy persona të tjerë janë plagosur dhe po transportohen në spital.  Për fat të mirë dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni i policisë për ngjarjen 

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular