BallinaAktualitet5 maji, Meta: Dita për të vënë në plan të parë, interesat...

5 maji, Meta: Dita për të vënë në plan të parë, interesat e vendit dhe të ardhmen europiane

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot përmes mediave dhe rrjeteve socialeve, pas homazheve që kreu në Varrezat e dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.

“Nderova sot kujtimin dhe u përula me respekt të thellë para veprës së pavdekshme të Dëshmorëve të Atdheut! – tha Presidenti. – Gjaku i derdhur për çlirimin e Shqipërisë nuk mund të bëhet ujë!

Të vazhdojmë traditën në përkujtim të luftës së drejtë, ngjarjeve e momenteve kulmore të saj, sakrificave sublime dhe kontributeve të jashtëzakonshme të popullit tonë, që na reshtuan me koalicionin botëror antifashist në anën e duhur të historisë, me qëllim që ato të mos zbehen, por të transmetohen ndër breza!

Ky 5 maj, që përkon me 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë???????? na fton, jo vetëm të bashkohemi rreth vlerave më të mira antifashiste të popullit tonë, por dhe të reflektojmë mbi domosdoshmërinë për të qenë më bashkëpunues e të përgjegjshëm, për të vendosur në plan të parë interesat e vendit dhe të ardhmen e tij europiane.”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular