BallinaAktualitetDita e Dëshmorëve/Ja personi që krijoi incidentin me opozitën lokale në Berat...

Dita e Dëshmorëve/Ja personi që krijoi incidentin me opozitën lokale në Berat (Emri)

Te zhurmshem sa ska me, pa asnje pune konkrete vec ne zbatim te direktivave te Partise se vjeter dhe te re, ish-komunistyet nuk mund te rrin pa krijuar incidente dhe kur behet fjale per festat qe i bashkojne shqiptaret pavaresisht dates. Nje incident ka ndodhur sot ne Berat, ku burime nga ky qytet konfirmojne per startnews.al se nje person i quajtur Vullnet Zylyftari ka debatuar me drejtuesit lokal te opozites gjate ceremonise zyrtare ne nderim te deshmoreve. Ai quhet Vullnet Zylyftari, personi qe shihni ne kete foto i cili ka dal para te pranishmeve duke folur kunder atij qe iu shembi regjimin, ish kryeministrit Sali Berisha dhe liderit te sotem te opoziotes Basha, si dhe fliste sic thone burimet per startnews.al per institutin e Agron Tufes nga duket se jane marre dhe direktivat.

Kryetari i Deges se PD Berat, Gazment Azizi, sekretarja e deges se PD Juvina Qevani dhe te tjere drejtues vec kundershtise kane mundur ta largojne provokatorin pavaresisht kembenguljes se tij.  Per kete ka reaguar dhe kreu i Deges PD Gazment Azizi ne statusin e tij FB

Ja statusi i Gazment Azizit ne FB

Sot me rastin e ditës së dëshmorëve në nderim dhe respekt të gjithë Atyre ,që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një demokraci dhe një të ardhme më të mirë,që për fatin tonë të zi nuk erdhi asnjëherë të paktën për 45 vjet.

Fatkeqësisht edhe sot pas 75 viteve të çlirimit të Shqipërisë dhe pas rreth 30 viteve demokraci, segmente të caktuara të neodiktaturës, të narkotrafikantit dhe pinjollit të diktatorit Hoxha ,ngrihen dhe hedhin helm kundër liderit historik Sali Berisha dhe gjithë demokratëve. Ndaj në shenjë proteste ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të degës Berat kundërshtuam këtë shfaqje të shëmtuar dhe u larguam menjëherë prej vazhdimit të kësaj ceremonie dhe shfaqje të turpshme.

Ndaj edhe sot ne të gjithë së bashku thërrasim nga thellësia e shpirtit si një shpëtim për Shqipërinë dhe shqipëtarët,

Rama ik! Rama ik! Rama ik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular