BallinaKryesore(Video)Përzgjedhja e emrit të kandidatit të PS të përkrahur nga Bled Klosi,...

(Video)Përzgjedhja e emrit të kandidatit të PS të përkrahur nga Bled Klosi, plas sherri në asamble

Përzgjedhja e emrit të  kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Urës-Vajgurore, është bërë mollë sherri mes anëtarëve socialistë, gjatë mbledhjes së asamblesë të këtij qyteti

Mbledhja e asamblesë e kryesuar nga Blendi Klosi,në ambjentet e kinemasë së qytetit të Urës-Vajgurore është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të asamblesë, të cilët nuk kanë qënë dakort me kandidaturën e kryetares aktuale,Juljana Memaj,të përkrahur nga Klosi.

Asambleja e Partisë Socialiste të Urës-Vajgurore ka propozuar 2 emra të tjerë kandidatësh për bashkinë: Fatli Afilaj,aktualisht kryetar i këshillit të qarkut Berat dhe Isuf Baze,inspektor në DAR Berat.

Por,pak përpara se të fillonte kjo mbledhje që u shoqërua me debate të ashpra,u nxorrën jashtë nga salla të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste që nuk ishin në asamble,mes tyre edhe ish/kryetari i Partisë Socialiste në Poshnje,Ramadan Baho.

Pas përfundimit të mbledhjes në një nga lokalet e qytetit të Urës-Vajgurore,2 punonjës të bashkisë kanë kërcënuar dhe goditur Ramadan Bahon, duke e bërë atë përgjegjës për konfliktin në mbledhjen e asamblesë. Pasi e kanë goditur,dy punonjësit e bashkisë së Urës-Vajgurore: Muharrem Selenica,me detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe Berti Memaj,shofer në bashki dhe njëkohëshisht xhaxhai i kryetares aktuale të bashkisë,janë larguar nga lokali.

Ramadani ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Urës-Vajgurore për rrahjen dhe,sipas burimeve policore të dy shtetasit e sipërpërmendur janë shoqëruar në polici,ku po deklarojnë në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Ish/kryetari i Partisë Socialiste të fshatit Poshnje në Urë-Vajgurore,Ramadan Baho,pasi ka deklaruar se ka qënë për 26-vite me radhë kryetar,foli edhe për rrjedhën që morën debatet mes socialistëve në mbledhjen e asamblesë. Ai deklaroi se socialistët e Urës-Vajgurore kanë qënë kundër propozimit të Klosit për emrin e kryetares aktuale të bashkisë dhe kanë protestuar për këtë kandidaturë gjatë mbledhjes,ku edhe kanë propozuar emra të tjerë kandidatësh për bashkinë.

Ramadan Baho pohoi se anëtarët e Partisë Socialistë në Urë-Vajgurore,kanë një unitet mes tyre dhe të gjithë bashkë kanë kundërshtuar kandidaturën e Juljana Memaj, për një mandat të dytë në drejtimin e bashkisë së Urës-Vajgurore.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular