BallinaEkonomiBERZH: Ekonomia shqiptare do ngadalësohet më 2019- 2020, rrezik borxhi publik dhe...

BERZH: Ekonomia shqiptare do ngadalësohet më 2019- 2020, rrezik borxhi publik dhe…

BERZH parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 3.9 për qind  këtë vit dhe më  2020. Rezultatet e reja të parashikimit u dhanë sot në raportin për Perspektiven Ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Këto ritme janë pak më të ngadalta se ato 4.1 për qind që u arritën më 2018. Raporti tregon për rreziqet e vazhdueshme në kahun rënës, të lidhura me ngadalësimin ekonomik në partnerin kryesor ekonomik të Shqipërisë, eurozonën.

Rreziqet e brendshme për Shqipërinë përfshijnë borxhin e lartë publik si dhe krizën e brendshme politike në vazhdim.

BERZH thotë se, në Bosnje dhe Herzegovinë, ekonomia ka vazhduar të jetë e qëndrueshme kundrejt një ngadalësimi të reformave dhe pasigurisë politike të vazhdueshme. Në vitin 2018, PBB-ja u rrit me 3.1 për qind. Ekonomia pritet të vazhdojë të rritet me 3.0 për qind në 2019 dhe 2020. Megjithatë, parashikimi i vitit 2019 është rishikuar poshtë me 0.5 pikë përqindjeje nga raporti i mëparshëm i vitit 2018, për shkak të vonesave si në formimin e qeverive të reja pas zgjedhjeve të tetorit 2018 dhe një programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Rritja relativisht e fortë ekonomike vazhdoi në Kosovë në vitin 2018 për të katërtin vit me rradhë. Pas rritjes prej 3.7 për qind në vitin 2017, PBB-ja u rrit me 3.9 për qind në vitin 2018, të nxitur nga investimet dhe konsumi. Rritja në vitin 2019 dhe 2020 pritet të qëndrojë në 4.0 për qind, me kërkesën e brendshme që vazhdon të jetë drejtuesi kryesor.

Në Malin e Zi, rritja ishte e befasuese sipas BERZH. Në vitin 2018, ekonomia u zgjerua me afërsisht pesë për qind, e mbështetur nga ndërtimi i autostradës, projekteve të pasurive të patundshme në bregdet, një sezoni jashtëzakonisht të fortë turistik dhe një rritje të mëtejshme të konsumit privat.

Përfundimi i projekteve të mëdha investuese dhe konsolidimi i vazhdueshëm fiskal do të çojë në një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes në 2.8 për qind në 2019 dhe 2.6 për qind në vitin 2020.

Pas rritjes pothuajse zero në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017, ekonomia u rrit me 2.7 për qind në vitin 2018, e mbështetur nga rritja e fortë e eksporteve dhe rimëkëmbjes së konsumit privat dhe publik. Rritja pritet të rritet lehtë në 2019 në 3.0 për qind prapa një rikthimi të pritshëm në investime, dhe të vazhdojë me të njëjtin ritëm në vitin 2020.

Rritja në Serbi u ngjit në 4,3 për qind në vitin 2018 pas rritjes prej vetëm 2.0 për qind në 2017, si rezultat i rikuperimit të mëtejshëm të kërkesës së brendshme dhe eksporteve të forta. Rritja pritet të ngadalësohet në 3.5 për qind në 2019 dhe pastaj të kthehet deri në 3.8 për qind në 2020, me konsumin privat, investimet dhe eksportet që mbeten udhëheqësit kryesorë të rritjes, me efektet kompensuese që vijnë nga importet më të larta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular