BallinaAktualitetKuvend/Betohen vetëm 3 deputetë të PD-LSI, refuzon Indrit Hoxha: Neveri për këtë...

Kuvend/Betohen vetëm 3 deputetë të PD-LSI, refuzon Indrit Hoxha: Neveri për këtë parlament

Seanca e sotme Parlamentare ka nisur me betimin e deputetëve të rinj në Kuvend. Mësohet se janë 3 deputetët e betuar nga lista e PD dhe LSI, Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama, ndërsa Indrit Hoxha e ka refuzuar mandatin.

“S’mund të marr mandat kur drejtues të PS janë komunistë si Braho e Xhafaj, kur babai i kryeministrit ka firmosur varjen e Havzi Nelës, s’mund të marr një mandat ilegjitim. Më 11 maj vjen akti final i kësaj klike që ka uzurpuar Parlamentin”,-tha ai, jashtë sallës.

Ndërkohë, njëri prej deputetëve të betuar sot, Kujtim Gjuzi u shpreh: “Betohem se do jem gjithmonë në krah të qytetarëve votës së lirë. Ky parlament, ka njerëz që s’duhet të ishin këtu”. Seanca vijoi me mbajtjen e një minute heshtje për ndarjen nga jeta në krye të detyrës, së nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ndodhej me mision në Letoni.

Neveri per kete parlament ilegjitim!’, shkruan Hoxha ne letren e tij.

Ja deklarata e plotë e Indrit Hoxhes:

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular