Nga Luçiano Boçi
Keni qindra arsye familjare e arsimore për të qenë sot pjesë e revoltës së shqiptarëve, në 18.30.
Për kushtet mizerabël, për prindërit e papunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme.
Jo vetëm kaq!
I shtohet dhe mesatarja e rritur me përdhunë.
Ju nuk mund të hidheni në rrugë të madhe se do Rama dhe Ministrja e tij rishtare.
Shkatërruesit e Akademisë nuk mund të lejohen të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve.
Nuk është hera e parë që Rama me Ministren e tij të Arsimit i ngulin thikë pas shpine maturantëve.
Në të gjithë këto vite e ka bërë rregullisht me ndryshimin e rregullave të pranimit në Universitete.
Po kështu me mesataren, me investimet e munguara, me bibliotekat që nuk ekzistojnë, me laboratorët e degraduara.
Urrejtja e Ramës ndaj të rinjve nuk njeh limite.
Tani që matura është pothuaj e përfunduar, është tradhëti t’i deklarosh maturantëve që pragu i hyrjes është rritur!
Nota mesatare është objektiv që vendoset në fillim e jo tekë e Ramës.
Kjo stimulon largimin masiv të tyre dhe lënien jashtë universiteteve.
Alibia e imponimit të tyre me këtë masë drejt arsimit profesional është mashtrim dhe përcmim njëkohësisht i vetë Arsimit profesional.
Vetëm PROTESTA i jep zgjidhje harbutërisë e tradhëtisë me të rinjtë.
Ju presim në 18.30 para kryeministrisë!
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2019/05/13/maturante-bashkohuni-me-qytetaret-ne-proteste/ […]
Comments are closed.