BallinaAktualitetLirohen 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, 2 mbeten në burg....

Lirohen 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, 2 mbeten në burg. Noka: 8 qershori ditë historike, leksion bandës

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 40 nga 42 të arrestuarit e protestës së 2 qershorit të opozitës. Në seancën e cila zgjati rreth 4 orë, 2 prej tyre u lanë në arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje.

Personat akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i cili është shprehur se po mbahen me urdhër të Edi Ramës.

Ai ka paralajmëruar se protesta e radhës, ajo e 8 qershor do të jetë historike dhe do t’i japë një leksion bandës që është në pushtet.

“Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushtet. E gjitha inskenim me urdhër politik, janë 26 qytetar që më 16 shkurt që janë të burgosur, vetëm se kanë protestuar, ndërkohë dalin skandale ku janë të përfshirë kryebashkiakë e deputet e kryeministri, fashikuj që prokuroria nuk mund ti zbërthejë por i zbërthejnë mediat e huaja.

Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt, mjeranë të gjithë ata shërbëtorë të bandës në pushtet, se shpresojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie revoltën qytetare.

Më datë 8 do jepet leksioni se nuk mbahet një bandë në pushtet, 8 qershori do jetë data që do shkruaj histori, do shpërthejë vullkani”, u shpreh Noka.

Detyrim paraqitje

1-Jetmir Kadimi
2-Xhavit Maqinaj
3-Vilion Kaso
4-Elidon Shpata
5-Aleandro Bani
6-Veiz Pasho
7-Denis Kroi
8-Dritan Korsika
9-Sifi Pasho
10-Klevis Malushi
11-Nerian Pasho
12-Mikel Cjapi
13-Hekuran Çollaku
14-Jurgen Dehari
15-Ferdinand Allajbeu
16-Emin Agolli
17-Gentjan Gjonaj
18-Zeqir Kadiu
19-Ilir Farruku
20-Elton Kadiu
21-Anis Toska
22-Robin Bushi
23-Serafin Gega
24-Elsid Bushi
25-Leonard Lama
26-Anxhelo Pasho
27-Kevi Hysi
28-Urim Shabani
29-Ladvinjo Hasani
30-Eris Beqo
31-Klevis Çaka
32-Nazmir Pasho
33-Ardit Sulaj
34-Arben Kulloraj
35-Ronaldo Malaj
36-Denis Malaj
37-Çezar Hoxha

Arrest shtëpie

38-Dori Alikaj
39-Aurel Caka
40-Lazer Koçeku

Arrest me burg

41-Emiljan Ypi
42-Donaldo Imeraj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular