BallinaAktualitetDebat live/Balla: Ta qaj hallin, Rakipi: Je kap me presh në dorë

Debat live/Balla: Ta qaj hallin, Rakipi: Je kap me presh në dorë

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 se çfarë do ndodhë në seancën e së enjtes, duke e bërë fakt kërkesën që mban firmën e 35 deputetëve të PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta. Ai tha po ashtu se në fillim të shtatorit do të jetë bërë funksionale edhe Gjykata Kushtetuese. E ndërsa Balla fliste, pati një ndërhyrje nga gazetari Ylli Rakipi. Mes tyre u ndezën sërish replikat.

DEBATI I PLOTË

Ylli Rakipi: E marrim që ti je ligji vetë…

Taulant Balla: As ligji, as drejtësi

Ylli Rakipi: Kryetari partisë suaj i ka bërë letra për dialog Lulzim Bashës, pse nuk dialogon tani që Presidenti thotë hajde bëni dialog?

Taulant Balla: Për çfarë?

Ylli Rakipi: Për krizën

Taulant Balla: S’ka krizë

Ylli Rakipi: Të parat i ke marrë siç po të dalin, me rri edhe këto t’i gëzosh (zgjedhjet)

Taulant Balla: Zgjedhje më të mira se në 2017 nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria

Ylli Rakipi: Si mo? Zgjedhje të mira? O Taulant me çamët e Dibrës…

Taulant Balla: Të lutem kujdes me fjalët se çamët janë njerëz të respektuar

Ylli Rakipi: Po normal, kam miq më shumë se ju mes çamëve

Taulant Balla: O Ylli unë ta qaj hallin, ore kur humbet analiza…

Ylli Rakipi: Mos i personalizo gjerat, se njeri nga ne do ngihet nga këtu…

Taulant Balla: Analiza politike bëhet duke hequr inate personale

Ylli Rakipi: Këto janë inate që ti ke blerë vota? je kap me presh në dorë.. Qetësi të madhe ke fituar Taulant, ruaju nga kjo qetësi…bëj kujdes…çka të gjallë mbi këtë tokë i blen ai (Rama) tani i kanë dalë lakrat as me Zotin nuk i mbulon dot më ai..

Taulant Balla: Unë nuk pranoj të fyeni Juncer

Ylli Rakipi: Ky është i qetë fare

Taulant Balla: Vij nga një takim elektoral në Gramsh ndaj jam i qetë

Ylli Rakipi: Çfarë të thanë?

Taulant Balla: E rëndësishme është që popullit nuk ia heq njeri të drejtën për të votuar

Ylli Rakipi: Ore je bërë kaq i urtë ti, duket se kjo marrëveshja e fundit ju shpëtoi…me këtë që bëri Meta flas

Taulant Balla: Lidhu me fallxhoren dhe pini një kafe…

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular