BallinaAktualitetRama në fushatë elektorale, qytetarët e Lushnjes e presin me protestë

Rama në fushatë elektorale, qytetarët e Lushnjes e presin me protestë

Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur pasditen e sotme me protestë në qytetin e Lushnjes .

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se sipantizantë të Partisë Demokratike nga Lushnja, Fieri, Rrogozina, Divjakë dhe qendra të tjera periferike po e presin kryeministrin Rama me pankartat “Rama Ik”. Efektivët e policisë janë duke i ndaluar protestuesit për tu afruar në vendin ku do të zhvillohet takimi.

Mes protestuesve  është vën re dhe ish-deputeti Luan Baçi. Për Fax News Baçi është shprehur se kjo është një protestë kundër ardhjes së kryeministrit. Duke ritheksuar dhe një herë se qytetarët nuk janë vetëm nga Lushnja por dhe nga qytete të tjerë.

Theksojmë se fushata elektorale është duke u zhvilluan në masa të rrepta policie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular