BallinaAktualitetGazmend Oketa: Zgjedhjet më 30 qershor si Serbi-Shqipëri

Gazmend Oketa: Zgjedhjet më 30 qershor si Serbi-Shqipëri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, i ftuar në studion e A2CNN, ndërsa komentoi situatën më të fundit politike në vend e krahasoi mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, si me atë të ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Shqipëria shkoi të luajë në Beograd, por huliganët mësynë fushën e lojës.

‘Kushtetuta nuk është një letër e ngurtë. Ngrihet edhe në disa parime demokratike

Do bëj një krahasim edhe me ndeshjen e futbollit. Sot në mos gaboj që në atë parlament u tha që më datë 30 do të ketë një ndeshje, ekipi jonë është gati, ekipi kundërshtar do të vijë.

Le të kthehemi më 14 tetor 2014 kur u luajt Serbi-Shqipëri. Besoj që të gjithë i kanë parë ato skena. Se si huliganët hynë në fushë, dhunuan lojtarët tanë Çuditërisht arbitri që ishte anglez nuk pa asgjë. UEFA ia dha 3-0 në tavolinë Serbisë. Kasacioni jo.

Çfarë dua të them me këtë.  Rama dhe nja dy zëvendësa të Rilindjes i thonë Opozitës hajdeni në ndeshje, edhe ata huliganët e Beogradit që janë këta huloiganë që kanë listat që shkojnë në familjet shqiptare i mbledhin karta identitetit, një pjesë i shantazhojnë, biznesin e kërcënojnë. A mund të luhet loja kështu?-tha Oketa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular