BallinaAktualitetPedagogu Marku - ministres Gjonaj: Janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar...

Pedagogu Marku – ministres Gjonaj: Janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë e armë

Pegagogu Mark Marku ka bërë një deklaratë mjaft të fortë teksa është përplasur me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke thënë se qeveria socialiste duhet larguar me gurë dhe armë.
Debati është nxehur në momentin kur Gjonaj i është përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziut se si ka mundësi që prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim për dosjen 339 në kaq shumë vite. Gjonaj deklaroi se puna e prokurorisë është e pavarur. Ky ka qenë momenti kur pedagogu Mark Marku ka shpërthyer në akuza, duke I thënë Ministres se po sillet në mënyrë arrogante.
“Këta janë bërë aq arrogante sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Më gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjellë në majë të hundës. Më tutje pedagogu u shpreh se ka respect për Etilda Gjonajn, por jo për postin që ajo mban, pasi sipas tij, një njeri që mban post politik nën qeverisjen e Ramës gëzon zero respect prej tij”, deklaroi Marku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular