Pergjimet e Bild/Reagon Prela:Po prishet imazhi i prokurorisë, hetim për nxjerrje sekreti

2
280

Pas publikimit të video përgjimeve të gazetës Bild, ka reaguar Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Në një njoftim për media, Prela ankohet se bërja publike e përgjimeve ka prishur imazhin e prokurorisë. Gjithashtu në njoftim thuhet, se është duke u hetuar për të zbuluar njerëzit që i kanë nxjerrë video përgjimet.

Ja deklarata e plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë

Tiranë, më datë 17.06.2019

NJOFTIM

Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të ‘Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.  

DREJTUESI I PROKURORISË

DONIKA PRELA

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 18943 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/06/17/pergjimet-e-bild-reagon-prelapo-prishet-imazhi-i-prokurorise-hetim-pe-nxjerrje-sekreti/ […]

Comments are closed.