Edi Rama ka reaguar për herë të dytë në lidhje me video përgjimet e gazetës Bild.
Rama ka konfirmuar bisedën me Arben Keshin, në një postim në Twitter.
Por ai thotë se Keshi nuk ka punuar asnjëherë në polici.
Reagimi i plotë i Edi Ramës:
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!
Çfarë gënjeshtre:
AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.
E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!
Kush ka veshë le të dëgjojë.