BallinaAktualitetShoqërohet në komisariatin e Policisë ish-deputetja e PD dhe kreu i FRPD

Shoqërohet në komisariatin e Policisë ish-deputetja e PD dhe kreu i FRPD

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shoqëruar sot në komisariatin e Policisë, pas incidenteve në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në qytetin e Dibrës.

Burime nga PD bëjnë të ditur se ndaj ish-deputetes së PD-së është bërë shoqërimi ditën e sotme nga forca të rendi ndërkohë që nuk i kanë komunikuar arsyet e këtij shoqërimi në polici.

Po ashtu mësohet se në Komisariat është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së, Denisa Vata.

 Më herët u bë e ditur se ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia është shpallur në kërkim policor, pas ngjarjeve në Shkodër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular