BallinaAktualitetKamëz, përplaset për vdekje këmbësorja, ikën shoferi. Në Krujë përplasen dy makina...

Kamëz, përplaset për vdekje këmbësorja, ikën shoferi. Në Krujë përplasen dy makina…

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në ‘bulevardin Blu’ në Kamzës.

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00.

Shtetasi me iniciale A. M., duke drejtuar mjetin tip ‘Wolkswagen’ përplasi 53-vjeçaren me iniciale L. L.

Viktima u dërgua në spital por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.

“A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi me datë 22.06.2019, rreth orës 01:00,  pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital,”-raporton policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit por është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Shoferi është dorëzuar më pas vetë në ambientet e komisariatit të Policisë Rrugore.

Ai akuzohet për veprat  penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe  “Largimi nga vendi i aksidentit” .

Dy automjete janë përplasur në Borizanë të Krujës. Nga aksidenti raportohet se ka mbetur i plagosur një person.

Vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular