Deputeti i djathtë Lefter Maliqi u përplas ashpër me kryetarin e Partisë për Unitet Kombëtar, Idajet Beqiri.
Të ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, deputeti u përplas me Beqirin për ditën e votimeve të 30 qershorit.
Debati:
Beqiri: Për ta ndihmuar forcën time politike, por edhe Shqipërinë…
Maliqi: Ke dënuar njerëz me burgim… I përgjegjshëm ti.
Beqiri: Po lëre ore mos fol si rrugaç.
Maliqi: Lëre tani të dhimbsen ty shqiptarët. Ju jeni nomenklatura e fundit që duhet të ikni nga ky vend.
Beqiri: Po ikëm ne dhe erdhët juve këtë vend e mori lumi. Ne thamë o dekreti i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Atëherë ne gjetëm shkakun e padisë tonë. Ky është dekreti. Do shprehet rruga apo Kolegji Zgjedhor.
Maliqi: Presidenti ka paralajmëruar se ka pasur informacione se mund të ketë përplasje më 30 qershor.
Beqiri: Kush ushtron dhunë mban përgjegjësi. Kush do bëjë krimin do futet në burg.
Maliqi: Do futësh brenda 800 mijë veta.
Beqiri: Nuk janë! 3 mijë veta vijnë në protesta të paguar nga ju. I kemi parë me dron.
Maliqi: Ti i shikon syzet e kohës së Enverit. I pacipë, i pa fytyrë. Kujt i thua 3 mijë veta. Turp të kesh. Skandal. Qesharak.
Beqiri: Ke marrë fund. Pse ke marrë fund? Ilir nuk mban dot veten dhe të mban ty.
Maliqi: Turp! Skandal. Sterr i zi je. Ke qenë në burg dhe je bërë avokat. Të lexoj mesazhet.
Beqiri: Mesazhet e rrugaçërisë.
Maliqi: Ka më pa normal se ty. Si mund të thuash 3 mijë veta kur aty ishin 100 mijë veta.