Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit. Pas takimit në Gramsh, ai ka udhëtuar drejt Elbasanit ku do të flasë para qytetarëve.
Nga ana tjetër, opozita dhe mbështetësit e saj kanë dalë sërish në rrugë me pankarta dhe me thirrjet “Rama Ik”. Kujtojmë se kryeministri është pritur me protesta edhe në qytetet e tjera, ku përplasjet mes mbështetësve opozitarë dhe policisë nuk ka munguar.
Protestuesit janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të Partisë Demokratike. Gjithashtu protestuesit kanë djegur disa flamuj të Partisë Socialiste. Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

