Dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.
Mësohet se viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë kur janë përplasur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Fëmija i plagosur është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet në Reanimacion. Ndërkohë trupat e viktimave nuk janë identifikuar ende për shkak të dëmtimeve të mëdha që kanë.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit pak pas aksidentit. Ai ndodhet në komisariatin e Devollit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.