Partia Demokratike publikon të dhënat reale të pjesëmarrjes në zgjedhje. Vetëm 15% rezulton të ketë shkuar në votime.
• Refuzimi i 85% e votuesve të regjistruar, e ka detyruar Edi Ramën të bëjë manipulim të hapura dhe mbushje të kutive për të rritur pjesëmarrjen.
• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër të Ramës, u përfshi në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.
• Po presim që KQZ ta kryejë krimin deri në fund. Më pas do të bëjmë transparencën për pjesëmarrjen me pamje filmike.
• Procesverbali i orës 11.00 me 6% pjesëmarrje i KQZ, provon manipulimin kriminal, me dyfishimin në 12 të numrit të votuesve.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Të dashur bashkëqytetarë, refuzimi ndaj Edi Ramës, po e çon atë në manipulime të hapura dhe në mbushje të kutive për të manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votim.
Shqiptarët kujtojnë se këto janë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku 3 orë pas përfundimit të procesit zgjedhor apo procesit të votimeve, qytetarët shqiptarë nuk dinin ende sa ishte numri total i pjesëmarrësve në votime.
Kjo sjellje e KQZ-së, në këto votime moniste, e ka një shpjegim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër direkt të Edi Ramës, ishte i përfshirë në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.
Ashtu siç e kemi bërë me dije gjatë gjithë ditës së sotme, Partia Demokratike e ka monitoruar në çdo qendër votimi numrin e pjesëmarrësve në votime. Shifrat reale të pjesëmarrësve në votime për çdo bashki, janë këto që do të pohoj unë tani, dhe jo shifrat e fryra, të manipuluara, në një operacion kriminal, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 4 anëtarë të paligjshëm të Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
*LEXOHEN TË DHËNAT E PJESËMARRJES NË 61 BASHKI
Ne po presim përfundimin e këtij procesi, po presim nxjerrjen zyrtare për çdo qendër votimi të numrit të pjesëmarrësve në votim dhe garantojmë KQZ-në, komisionet e qendrave të votimit, AZAZ-të, që Partia Demokratike disponon prova të plota për numrin e pjesëmarrjes në votime.
Thjesht jemi duke pritur që kjo organizatë kriminale që ka manipuluar numrin e pjesmarësve në votime, ta kryejë krimin deri në fund, dhe do të bëjmë transparencë për shqiptarët, me pamje filmike për numrin e pjesmarrësve në votim.
Sot dua t’ju jap vetëm një shembull, se si KQZ është në krye të këtij operacioni të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.
Qytetarët shqiptarë mbajnë mend që në orën 11.00 KQZ doli në deklaratë të mashtrojë qytetarët shqiptarë se deri në këtë moment kishin dalë në votime plotë 12% e numrit total të votuesve.
Në fakt procesverbali i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së për raportimin e kryer në orën 11.00 flet për një pjesëmarrje prej 218, 981 qytetarë, që nënkupton 6,19% të numrit total të votuesve.
Është identik, është e njëjta shifër që raportoi edhe Partia Demokratike kur kundërshtoi shifrën e nxjerrë zyrtarisht nga KQZ.
Kam një apel për secilin prej tyre; Ndaleni krimin elektoral. Provat janë të plota, vendi juaj është në të njëjtin vend me të Edi Ramës, humbësin e madh të ditës së sotme. Vendi juaj është në burg. Falemnderit!
(PJESËMARRJA NË ÇDO BASHKI, E PUBLIKUAR NGA SEKRETARI I PERGJITHSHEM ËSHTË NË DOKUMENTIN BASHKËNGJITUR ME LART )
Bashkia | Votues | % |
Belsh | 5,218 | 20.78% |
Berat | 13,428 | 16.85% |
Bulqizë | 6,979 | 23.64% |
Cërrik | 5,065 | 13.79% |
Delvinë | 2,276 | 15.36% |
Devoll | 5,830 | 17.37% |
Dibër | 10,120 | 17.82% |
Divjake | 8,433 | 19.90% |
Dropull | 1,676 | 8.38% |
Durrës | 33,580 | 13.35% |
Elbasan | 29,870 | 17.94% |
Fier | 30,450 | 18.76% |
Finiq | 3,032 | 9.92% |
Fushë – Arrëz | 2,239 | 24.73% |
Gjirokastër | 7,325 | 17.04% |
Gramsh | 5,720 | 21.06% |
Has | 2,253 | 14.25% |
Himarë | 2,490 | 10.95% |
Kamëz | 9,630 | 9.66% |
Kavajë | 4,930 | 7.78% |
Kelcyre | 1,730 | 18.09% |
Klos | 1,935 | 12.41% |
Kolonjë | 3,230 | 20.70% |
Konispol | 2,230 | 19.85% |
Korçë | 14,380 | 13.21% |
Krujë | 11,532 | 18.50% |
Kuçovë | 6,490 | 14.54% |
Kukës | 6,289 | 14.18% |
Kurbin | 3,989 | 7.00% |
Lezhë | 9,235 | 10.68% |
Libohove | 902 | 15.39% |
Librazhd | 8,650 | 26.20% |
Lushnje | 18,050 | 17.46% |
Malësi e Madhe | 4,730 | 10.59% |
Maliq | 8,121 | 16.58% |
Mallakaster | 5,935 | 18.82% |
Mat | 3,735 | 12.64% |
Memaliaj | 3,151 | 19.64% |
Mirditë | 4,735 | 16.80% |
Patos | 7,725 | 22.16% |
Peqin | 3,895 | 13.08% |
Përmet | 3,135 | 19.25% |
Pogradec | 8,390 | 11.69% |
Poliçan | 3,598 | 26.86% |
Prrenjas | 5,789 | 23.22% |
Pukë | 3,170 | 26.27% |
Pustec | 1,530 | 35.09% |
Rrogozhinë | 3,105 | 9.87% |
Rroskovec | 5,435 | 21.72% |
Sarandë | 6,780 | 14.70% |
Selenicë | 4,398 | 16.47% |
Shijak | 5,024 | 14.12% |
Shkodër | 10,980 | 6.67% |
Skrapar | 2,835 | 20.42% |
Tepelenë | 3,625 | 28.55% |
Tiranë | 105,102 | 15.86% |
Tropojë | 3,215 | 14.70% |
Ura Vajgurore | 4,982 | 16.19% |
Vau i Dejës | 3,532 | 9.12% |
Vlorë | 23,178 | 14.32% |
Vorë | 5,512 | 18.80% |
Total | 534,528 | 15.12% |