BallinaAktualitetPogradec, 44 vjet nga arratisja me varkë e familjes Fezollari, që sfidoi...

Pogradec, 44 vjet nga arratisja me varkë e familjes Fezollari, që sfidoi Enver Hoxhën

E çfarë nuk u tha në Pogradec, mëngjesin e 3 korrikut të vitit të largët 1975 për arratisjen e bujshme të familjes Fezollari, drejt Jugosllavisë.

Të guximshëm, të marrë, armiq të pushtetit…

I gjithë qyteti mbeti i hutuar nga ikja e tyre. Familja Fezollari kishte sfiduar diktaturen e hekurt të Enver Hoxhës.

Sistemi komunist po i gllabëronte të gjallë një e nga një. Në burgje, në internime, në persekutime çnjerëzore.

Tre vëllezërit Feridon, Et’hem dhe Beshir bashkë me nënë Kushen, gratë dhe fëmijët, vunë mes tyre bastin e jetës.

Me dëshirën për liri hipën mbi një varkë amatore, të ndërtuar vetë dhe sfiduan vdekjen e sigurt.

Për t’i shpëtuar ferrit komunist, 16 pjesëtarët e familjes Fezollari nga Pogradeci ikën më pas deri në Australi.

Arratisja e bujshme e kësaj familjeje me një varkë primitive, alarmoi krerët komunistë të kohes, ndërsa bëri të ndërpriste në mes pushimet, diktatori Enver Hoxha, i cili ndodhej në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ndodhi plot 44 vjet më parë, natën e 2 korrikut 1975, duke u gdhirë 3 korriku.

Në vitin 1971, kur Feridon Fezollari doli nga burgu, ku qëndroi 11 vjet, filloi të punojë pa ndërprerje për projektin e arratisjes nëpërmjet liqenit.

Mësohet se pas skicimeve të para, Feridon Fezollari nisi të ndërtojë varkën e lirisë me mushama dhe elementë të çmontueshëm.

Me vete kishin edhe 15 kg. dinamit. Në rast se diktoheshin nga rojet e ushtrise do të hidheshin në erë të gjithë.

Ajo natë e zezë në ujin e ujin e errët të liqenit, solli mëngjesin e artë të arratisjes së familjes Fezollari.

Ata fillimisht u sistemuan në një kamp nga policia jugosllave.

Pas tre muajsh, të gjithë emigruan në Melburn të Australisë, për t’u rikthyer sërish në Shqipërinë e dashur, ku ngritën biznesin e tyre të suksesshëm.

Varka primitive e bërë me mushama dhe dërrasa, ndodhet aktualisht në Muzeun Ushtarak të Akademisë së Shtetit maqedonas dhe ruhet aty, si relike e veçantë.

Ajo është simbolika e një prej arratisjeve më të mëdha nga Shqipëria komuniste. Varka historike, e cila sfidoi diktaturën komuniste plot 44 vjet më parë vijon të mbetet stoike.

Kjo arratisje është një rast unikal. Jo pa qëllim varka është vendosur në muzeun ushtarak, ku përgatiten studentët dhe mbresat e tyre janë të jashtëzakonshme.

Kjo është pjesë e historisë sonë të përbashkët, kështu e njohim njëri-tjetrin më mirë dhe forcojmë miqësinë tonë -shprehen punonjësit e këtij institucioni./TVSOT7

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular