BallinaKronikeEmri/Viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, vdes i moshuari

Emri/Viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, vdes i moshuari

Është shënuar viktima e radhës në bregdetin shqiptar, gjatë këtij sezoni turistik. Policia raporton se ka humbur jetën një tjetër pushues, rreth 70 vjeç, në Plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, i moshuari, banues në Bosnje, është futur në det për t’u larë, por nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion Paraprak
Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular