BallinaAktualitetIzmira Ulqinaku: Shkodranët, sot do jenë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin...

Izmira Ulqinaku: Shkodranët, sot do jenë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës

Nga Izmira Ulqinaku

Sot shkodranët, në ora 20:00, do të jenë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës!

Sot do të jemi më shumë se kurrë për t’i treguar të gjithëve se nuk na mposhtin as arrestimet politike e as votimet farsë me një kandidat.

Me 30 Qershor edhe pse i vetëm në garë, përsëri vodhi vota. Këtë herë u bënë bashkë vesi dhe nevoja e mbushjes së kutive (ngaqë shqiptarët nuk shkuan në votime).

Korrupsioni në nivele të frikshme, kriminaliteti, varfëria, shkalla e lartë e papunësisë, eksodi masiv i të rinjve nga Shqipëria, borxhi i lartë publik, projekte të papranueshme dhe qartësisht korruptive të PPP-ve, na bëjnë të qartë se në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria ka bërë vetëm hapa pas.

Së bashku këto muaj kemi treguar se nuk do të pajtohemi asnjëherë me një situatë të tillë.

Ka kohë që pakënaqësia është kthyer në urrejtje për Ramën dhe dhuna e represioni, vazhdojnë ta ushqejnë e rrisin këtë pakënaqësi tek shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Prandaj sot uragani i protestuesve nga Qarku i Shkodrës do të jetë si kurrë më parë!

#ramaik #pershqiperinesieuropa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular