BallinaAktualitetSot, protesta e madhe kombëtare në Tiranë!

Sot, protesta e madhe kombëtare në Tiranë!

Opozita e bashkuar do të zhvillojë mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, një protestë kombëtare me sloganin “Rama ik”,  i përforcuar ky edhe me slogane të  lidhura me farsën zgjedhore të 30 qershorit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  u ka drejtuar gjatë tre ditëve të fundit, tre videomesazhe  qytetarëve shqiptarë për bashkimin e tyre në këtë protestë, në të cilat shprehet ndër të tjera:

“Më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj.”

“Të hënën më 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa. Asnjë hap pas! Rama ik! “

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën 8 korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa!
Asnjë hap pas! Rama ik.”

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, doli dje me thirrjen: Ky është momenti për një shtet me institucione të forta që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin dhe të ardhmen e të rinjve, familjeve, bizneseve shqiptare. Nesër të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular